Amerika Latine i beson vaksinës kineze dhe ruse

11

22:30 04/04/2021
Presidenti i Argjentinës: U infektova me lehtë pas dozës
Ritmet e larta të prodhimit të vaksinës kineze Sinovac u kanë dhënë mundësi shumë vendeve të përparojnë me procesin e vaksinimit anti-Covid. Në Brazil, 80% e imunizimit të deritanishëm është bërë me këtë vaksinë. Ekspertët thotë se pa vaksinën kineze, imunizimi mund të mos kishte nisur.
Veç përmirësimit të shifrave të efikasitetit me zgjerimin e hartës së vendeve që përdorin Sinovac-un për imunizimin masiv, vaksina kineze po u sjell përfitime në shtimin e ritmeve të vaksinimeve shumë vendeve të botës me kapacitetet tepër të larta të prodhimit.
Brazili është një ndër vendet me ritmet më të ulta të furnizimit me vaksina dhe imunizimit të popullatës këto javë. Statistikat tregojnë se deri më tani janë vaksinuar rreth 18 milionë persona ose gati 8% e popullsisë. 80% e tyre janë imunizuar me të paktën 1 dozë të vaksinës kineze Sinovac. Ekspertët thonë se e efektet e vaksinimit kanë nisur të ndjehen në disa qytete të vogla. Ndërsa në shkallë kombëtare, po të mos ishte kjo vaksinë imunizimi në një prej vendeve më problematike të botës sa i përket infektimeve do të ishte në rreth 1% edhe sot e kësaj dite.
Presidenti i Brazilit Alberto Fernandez rezultoi pozitiv me COVID-19, 3 muaj pasi bëri vaksinën ruse Sputnik V. Mjekët e tij thanë se gjendja shëndetësore ishte e mirë. Sipas tyre, pasojat mund të ishin të rënda nëse ai nuk do të kishte bërë vaksinën. Qeveria po planifikon që për të gjithë evropianët që duan të vaksinohen me Sputnik V, të ofrojë paketa turistike në Rusi, ku të imunizohen dhe të kalojnë disa ditë pushime.
Tv Klan
Të ngjashme

Linku i Huazuar