Vaksinat kineze, të parat në botë

10

12:44 03/04/2021
“New York Times” i ka renditur ato si më të mirat në krahasim me vaksinat e tjera të miratuara nga EMA
Një raport i “New York Times” tregon se vaksinat kineze mbajnë vendin e parë në botë për efikasitetin që kanë ofruar. Sinopharm, Sinovac, Kexing dhe Can Sino renditen në katër vendet e para.
Më pas vijnë vaksinat e miratuara nga EMA, Astra Zeneca, Pfizer, Modena, Johnson & Johnson, dhe Novavax.
Kina ka eksportuar më shumë se 500 milionë doza vaksinash në më shumë se 50 vende të botës dhe vlerësohet se qindra miliona njerëz janë vaksinuar. Shkalla e fataliteteve që mund të kenë sjellë këto vaksina janë më të ulta, pothuajse shumë të pakta ose aspak në ato vende ku është përdorur.
Siç raportohet nga media perëndimore, shumë njerëz të pasur në Britani fluturojnë për në Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u vaksinuar me vakinën kineze.
Shkencëtarët zbuluan se vaksina është 78% efektive në parandalimin e Covid-19, që shkakton kryesisht simptoma të lehta dhe 100% efektive për trajtim e simptomave të moderuara nga ato serioze.
Provat e Sinovac kanë dhënë rezultate të ndryshme në vende të ndryshme. Studiuesit turq thanë se vaksina Sinovac ishte 91.25% efektive.
Provat në rritje tregojnë se vaksinat kineze dhe ruse janë të besueshme dhe duhet të merren seriozisht dhe shpejt, veçanërisht duke marrë parasysh çështjet e furnizimit në të gjithë botën.
Sinovac tashmë ka nënshkruar marrëveshje për të eksportuar këtë vit më shumë se 350 milionë doza të vaksinës së saj në 12 vende. Sinopharm, rreth 194 milionë doza në 11 vende; Sputnik V, rreth 400 milionë doza në 17 vende. Deri në fund të vitit parashikohet që të prodhohen deri në 1 miliardë doza.
Klan News

Linku i Huazuar