Teuta barazohet me pikë me Vllazninë

10

20:30 03/04/2021
Ekipi durrsak fiton 1-0 takimin me Laçin
Teuta fitoi 1-0 me Laçin në Durrës duke u ngjitur në krye në të njëjtën kuotë pikësh me Vllazninë që barazoi pa gola me Partizanin në Shkodër. Skuadra durrsake që zotëroi takimin e luajtur të shtunën në stadiumin “Niko Dovana” ia doli të marrë 3 pikët me golin e Dejvi Bregut në minutën e 76’. Sulmuesi kaloi disa lojtarë kundërshtarë para se të realizonte në portën e kurbinasve.
Sfida tjetër mes dy pretendentëve për titull, Vllaznisë dhe Partizanit, u mbyll 0-0. Kjo përballje edhe pse pati ritëm askush nuk festoi golin. Gara për titullin mbetet e fortë, pasi diferenca në renditje mes skuadrave është vogël ku po luhet java e 26 e Superligës.
Tv Klan

Huazuar nga