Stuhitë e rërës në Kinë shihen si kërcënim

11

21:40 03/04/2021
Moti ekstrem me kalimin e kohës do të shkatërrojë një pjesë të madhe të të mbjellave
Stuhitë e fundit të rërës që përfshin të gjithë Pekinin gjatë Marsit sipas shkencëtarëve po shikohet si një kërcënim.
“The Guardian” raporton se moti i thatë solli më pak rreshje dhe temperatura më të larta se normalja nëpër Mongoli dhe Kinën veriore. Ekspertët kanë bërë të ditur se këto janë disa nga shenjat kryesore të ngrohjes globale e cila me kalimin e viteve do të kërcënojë njerëzimin.
Verërat më të nxehta dhe dimrat më të shkurtër me më pak reshje dëbore ka të ngjarë të çojnë në rënie të përgjithshme të niveleve të lagështisë së tokës duke kërcënuar të mbjellat.
Ndikimi i kullotjes nga barinjtë gjysmë-nomadë në Mongoli dhe zonat tibetiane është më i mbingarkuar sesa faktorët e tjerë industrialë që çojnë në shterimin e ujërave nëntokësore dhe tharjen në rajon.
Shkalla e lartë e vazhdueshme e nxjerrjes së ujërave nëntokësore për minierat, industrinë dhe bujqësinë në Kinën veriore nuk ndihmon.
Projektet kryesore të transferimit të ujit nëpërmjet kanaleve dhe tubacioneve jug-veri janë kryesisht për furnizimin me ujë të qyteteve të populluara shumë si Pekini ose zonat gjithnjë e më të industrializuara.
Përveç stuhive të rërës, pjesë të Kinës janë goditur kohët e fundit nga thatësira e rëndë, duke përfshirë provincat bregdetare lindore të Zhejiang dhe Fujian, të cilat ishin kryesisht të thata nga Tetori i vitit të kaluar deri në Shkurt.
Klan News

Linku i Huazuar