Vendim i rëndësishëm! – Bota Sot

33


Të nderuar aktivist dhe aktiviste të Lobit Shqiptar, të nderuar anëtar dhe anëtare, lobist dhe lobiste, Departamentin e Unitetit, Verifikimit dhe Ngritje së Imazhit Kombëtar! në mbledhjen e mbajtur me datë 20.03.2021 analizoj dhe shqyrtoj çështjen e dhënies së të drejtës së përdorimit të emrit, emblemës dhe të gjitha të drejtat e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar apo Lobi Shqiptar. Ju njoftojmë se ky komision u themelua si rezultat i Konferencës dyditore të parë online të mbajtur me 19 dhe 20 dhjetor të vitit 2021 dhe e ka fuqinë juridike dhe morale, pasi që anëtarët e komision përbëhen nga të gjitha grupimet që nga themelimi e deri më sot.
Në këtë mbledhje, Kryetari i Komisionit z. Mulaj i njoftoj të pranishmit, për rezultatet jo të mira të këtij komisioni, ku vazhdoj duke i njoftuar edhe më tej të pranishmit, se një grup nga Greqia dhe Norvegjia, ishin tërhequr nga bisedimet dhe nuk dëshirojnë të jenë pjesë e këtij komisioni. Kryetari i komisionit për shkak të obligimeve të tija familjare u tërhoq dhe mbledhja vazhdoj me Kryesues të komisionit, të cilin e caktoj Kryetari.
Në vazhdim të kësaj mbledhje u konstatua, se edhe më tej ka njerëz të cilët vazhdojnë ta përdorin emrin dhe emblemën e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, pa konsultime dhe pa marrëveshje, ku nuk dëshirojnë të bashkohen aty ku edhe e ka burimin Lobi, prandaj me vota unanime të pjesëmarrësve të këtij komisioni, u murr vendim, ku të gjitha grupet dhe organizatat e regjistruara si ndonjë organizatë, shoqatë, apo që paraqiten si njëjtë si Lobi, ti jepet afat deri me 30.03.2021 për aplikim, për përdorim të emrit dhe emblemës nën emrin Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, apo Lobit Shqiptar, pasi që këto të drejta i takojnë Presidentit të Lobit Shqiptar, si themelues, të regjistruar në entin përkatës shtetërorë me numër të regjistrit: 302019116778 dhe 302019206437 dhe e transferuar te komisioni për ndarje të të drejtës së përdorimit të emrit dhe emblemës së Logos e cila përdoret nga Lobi Shqiptar apo të ngjashme me të.
Ju njoftojmë se pas kësaj date, të gjithë ata që përdorin emrin dhe emblemën e Lobit Shqiptar dhe Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, konsiderohen si veprime të paligjshme dhe përdoruesit do të bartin pasoja juridike. Departamentin e Unitetit, Verifikimit dhe Ngritje së Imazhit Kombëtar u shndërrua në Departament të verifikimit, dhënies së licencave dhe ngritjes së imazhit Kombëtar. Prandaj ju mundë të aplikoni edhe me tej në email në [email protected] ku do ta pranoni formularin, më pastaj komisioni do ti shqyrtoj kërkesat e juaja, Presidenca dhe komisionet e Lobit Shqiptar dhe Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Burimi i lajmit