Tritan Shehu: Loja e Ramës për të sjellë vaksina ruse e kineze është e rrezikshme! Shqiptarët meritojnë standardet e BE –

23

Drejtuesi politik i PD në Gjirokastër, Tritan Shehu, i drejtohet me një mesazh kryeministrit  Edi Rama, duke i thënë se shqiptarët meritojnë ato standarde vaksinash si gjermanët, francezët, italianët, pra standardet e BE.

Shehu shkruan në “Facebook” se “loja e Ramës duke sjelle vaksina ruse nga Emiratet, kineze nga Turqia, apo dhe ato 970 doza “Pfizer” pa origjne, eshte e rrezikeshme aktualisht dy fish, se hap precedenca akoma me shkaterruese per sistemin tone farmaceutik ne perspektive edhe si “importe paralele”, pra kontrabande”.

Mesazhi i Shehut:

Shqiptaret meritojne ato standarte vaksinash si dhe gjermanet, francezet, italianet…standartet e BE!
Rama nuk mund t’i trajtoje ndryshe shqiptaret, duke bere “cfaqje” elektorale per te fshehur deshtimin e tij ne sigurimin e vaksinave te certifikuara nga EMA, FDA apo Agjensia britanike!
Apo akoma me keq kur pak jave me pare ishte ai vete e ai Komitet, qe perbetoheshin se shqiptaret do te merrnin vetem vaksina te certifikuara nga EMA apo FDA…genjeshter me bisht kjo tashti!
Shqiperia ne “sigurine medikantoze” duhet te ndjeke rregullat e BE, certifikimet e saj.
Aq me shume kjo eshte e domosdoshme per vaksinat Covid, qe jane produkte te pa provuara e konsoliduara ne afate disa vjecare kudo ne Bote.
“Loja” e Rames duke sjelle vaksina ruse nga Emiratet, kineze nga Turqia, apo dhe ato 970 doza “Pfizer” pa origjne, eshte e rrezikeshme aktualisht dy fish, se hap precedenca akoma me shkaterruese per sistemin tone farmaceutik ne perspektive edhe si “importe paralele”, pra kontrabande.
Vaksinat ruse e ato kineze akoma nuk jane certifikuar nga ato agjensi, qe garantojne sigurine farmakologjike ne BE e Bote, askush sot nuk mund te behet garant per ato!
Garancia e Rames nuk vlen asnje “grosh”!
Ai mund te garantoje per veten e tij a te dikujt tjeter, por jo per nje shtet, qe ka e duhet te kete institucione pergjegjese, te cilat nuk dihet ku jane strukur, ligje e rregulla shume strikte ne kete drejtim.
Ne keto kushte sjellja e atyre vaksinave per perdorim ne Shqiperi, eshte nje papergjegjeshmeri ekstreme, ndersa duhej pritur ne certifikimin e tyre.
Te tilla veprime e teatralitete qe mund te kene kosto shume te larte mbi qytetaret ndodhin vetem ne diktatura.
Fatmiresisht tones po i vjen fundi, deri me 25 Prill jane vetem 31 dite!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link