Tesla fillon shitjen e makinave elektrike me Bitcoin

29

CEO i Tesla Elon Musk tha ditën e Marte se njerëzit tashmë mund të blejnë makina Tesla në SHBA me bitcoin.

Prodhuesi i makinave muajin e kaluar zbuloi se ka blerë 1.5 miliardë dollarë në bitcoin dhe së shpejti do ta pranonte kriptomonedhën më popullore në botë si formë pagese.

“Tashë mund të blini një Tesla me Bitcoin,” shkruante Musk në rrjetin social Twitter. Një faqe suporti në uebsajtin e Tesla shpjegon sesi konsumatorët mund të paguajnë Tesla në bitcoin.

Makinat elektrike të kompanisë zakonisht kushtojnë mes 38 mijë deri në 124 mijë dollarë. Sakaq njerëzit që jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara do të kenë mundësi të blejnë Tesla me bitcoin në fund të vitit por Musk nuk specifikoi për cilat shtete bëhet fjalë.

Për të pranuar pagesat Tesla po përdor një softuer “open-source” të brendshëm. Gjithashtu Musk tha se Tesla operon nyjet bitcoin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nyjet janë kompjuterë në rrjetin e bitcoin që verifikojnë transaksionet dhe shmangin shpenzimin dyherë të së njëjtës shumë. /PCWorld Albanian



Huazuar nga