Taulant Balla në Labinot Mal: Jam patrioti juaj, nuk iki nga këtu pa ‘lidhur’ dy krahët e Çermenikës –

10

Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka zhvilluar një takim elektoral në njësinë administrative Labinot Mal në qarkun Elbasan.

Balla theksoi ndër të tjera se është patriot i banorëve të kësaj zone, duke shtuar se ‘nuk ikën nga zona pa lidhur dy krahët e Çermenikës’.

“A jam unë i kënaqur me situatën e kësaj rruge? Jo, nuk jam i kënaqur. Kjo sepse nuk mund ta lëmë punën vetëm duke ndërtuar vetëm një urë. Njësia Labinot Mal ka më shumë se 138 kilometër rrugë, nëse mbledh të gjitha rrugët e fshatrave. Rruga e Bizës ishte e para që duhej bërë. Unë jam patrioti juaj dhe nuk iku nga këtu pa lidhur dy krahët e Çermenikës.

Po investojmë edhe tek rregullimi i energjisë elektrike në mënyrë përfundimtare. Investimet në qarkun Elbasan kanë qenë të mëdha, ne nuk kemi shkopin magjik. Nëse dikush do që të kthehet Berisha e Meta e Luli, ky rikthim në kohën më të zezë që ka pasur Shqipëria. Ata duan të kthehen që të shkatërrojnë financat e vendit. Ne duam zgjedhje demokratike”, tha Balla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link