“Sot jam i pandalshëm! Sot nuk kam frikë!”, kënga hit e Sia-s, kolona zanore e fushatës së PD –

13

“Sot jam i pandalshëm! Sot nuk kam frikë!”, janë disa nga vargjet e këngës hit të këngëtares australiane Sia që Partia Demokratike ka zgjedhur si kolonë zanore të fushatës.

Kënga “Unstoppable” (I pandalshëm) është dhe në sfondin e videos së publikuar mëngjesin e sotëm nga kryedemokrati Lulzim Basha, teksa Partia Demokratike ndez motorët me fuqi të plotë për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike do të çelë në orën 17:00 fushatën në sheshin “Nënë Tereza”.

Disa nga vargjet

Do të mbaj mburojën time, për të treguar sa i fortë jam
Do të mbaj mburojën time, për të të treguar që unë mundem!
Jam i pandalshëm!
Jam i pamposhtur, fitoj çdo sfidë!
Jam kaq i fuqishëm!
Jam plot vetëbesim!
Sot jam i pandalshëm!
Sot nuk kam frikë!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link