Shqipëria mposht minimalisht Andorrën – Tv Klan

15

23:17 25/03/2021
Kombëtarja i nis mbarë Kualifikueset e Botërorit
Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë fazën raundin kualifikues të Botërorit, Katar 2022. Kombëtarja jonë ka likujduar minimalisht 1-0 Andorrën në transfertë, për tu ngjitur në krye të Grupit I. Skuadra e Edi Rejës dominoi gjatë gjithë sfidës kundërshtarin.
Megjithatë rastet e shumta u shpërdoruan, me përjashtim të minutës së 41-të, ku Ermir Lenjani u fut në zonë dhe goditi saktë për të shënuar golin që rezultoi edhe ai i fitores. Në minutat e mbetura, kuqezinjtë tentuan për të gjetur golin e dytë, gjithsesi nuk arritën të konkretizonin.
Tashmë kombëtarja jonë gjendet në vendin e dytë në grup me 3 pikë, aq sa Anglia që nga ana e saj shkërmoqi 5-0 San Marinon. Tre Luanët janë kundërshtari jonë i radhës. Ndërkaq, sfida tjetër e këtij grupi mes Hungarisë dhe Polonisë dhuroi emocione dhe 6 gola, por jo fitues, pasi rezultati final tregoi shifrat 3-3.
Klan News

Huazuar nga