Shqipëria gati për fushatën eliminatore

21

15:39 25/03/2021
Objektivi botëror nis nga Andorra, Reja vendos për formacionin
Kombëtarja shqiptare nis sot fushatën kualifikuese të Botërorit, Katar 2022. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do të luajnë mbrëmjen e sotme ndaj Andorrës, një kundërshtarë i lehtë të paktën në letër.
Në seancën e fundit stërvitore, tekniku italian duket se ka përcaktuar edhe formacionin që do hedhë në fushë. Në konferencën për shtyp, Reja konfirmoi se nuk do ketë eksperimente dhe se do i besojë grupit në të cilin ka besim.Kapiteni, Etrit Berisha e ka vendin e sigurtë në portë, ndërsa mbrojtja pritet të përbëhet nga 5 lojtarë. Hysaj e Lenjani nga krahët dhe Ismajli, Gjimshiti e Kumbulla në qendër.
Qendra e mesit të fushës do i besohet Kejdi Bares, Memushaj dhe Klaus Gjasula, teksa sulmi pritet t’i besohet dy futbollistëve më në formë të momentit tek kombëtarja jonë, si Cikalleshi e Manaj.
Ndeshja do të nisë në orën 20:45 në “Estadi National”.
Formacioni: Berisha, Hysaj, Ismajli, Djimsiti, Kumbulla, Lenjani, Bare, Gjasula, Memushaj, Manaj dhe Cikalleshi
Klan News

Huazuar nga