‘’Shportë karavidhesh’’, Rama ironi me tubimin e PD: Aty u mblodh e shkuara. Luli është Saliu, Iliri, Monika, për të nuk ka shans –

13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar me tubimin e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashën.

Rama thotë se të gjithë çfarë u mblodhën tek tubimi i PD janë e shkuara ose një shportë karavidhesh.

Sipas tij Basha nuk është Basha, pasi është një kukull nën prehrin e Kryemadhin, Metës dhe Berishës. Për Ramën, Basha nuk ka asnjë shans që të bëhet kryeministër pasi Berisha, Kryemadhi dhe Meta janë arsye shumë e fortë që PS të marrë mandatin e tretë.

 

”Taksa e sheshtë mos guxojë të kthehet më si një fantazmë për ata që fitojnë më pak, dhe taksimi i ndershëm të afirmohet se kush fiton më shumë duhet e do paguajë më shumë,  kush më pak, do paguajë më pak

Si mundet t’u jepet atyre një shans tjetër. Mandati i tretë i PS është heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Sali Berisha, Kryemadhi të kenë një shans tjetër për të marrë përsëri Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre të pushtetit të tyre, të pasurive të tyre, dhe të gjithë privilegjeve të t yre. Dhe natyrisht kur vjen puna, Luli s’ka si e merr një shans, sepse Luli nuk është Luli. Luli është Saliu, Luli është Iliri, Monika.

Është kukull. Si ato kukullat, po nuk i tunde, flen, kur tunden hapin sytë, dhe nxjerrin këngën në formë ninulle për të vënë bebet në gjumë.

Është kukull e tundur, kur zhduket nga ekrani është kukull që fle. Në prehërin e tre xhagajdurëve të cilët janë arsye shumë e fortë të mandatit të tretë të PS.Mandati i tretë i PS është në thelb mandat për të mos lënë në mes një punë të nisur në çdo drejtim, një punë që duhet të vazhdojë me patjetër. Një punë që ka filluar të japë rezultate, por ende nuk ka sjellë të gjitha rezultatet që duhet. Ne po mbyllim një mandat të dytë, kush mund ta mohojë që është i thyer në mes. Kush na thotë se ne kemi qeverisur 8 vjet dhe harron se në fakt mandati ynë i dytë është i thyer në mes. Duhet ta dëgjojë mirë që ne kemi qeverisur pjesërisht dhe kemi luftuar totalisht një luftë që do kishte rrëzuar përtokë një elefant. Po nuk ka rrëzuar dot përtokë PS. Dhe falë PS askujt tjetër, shqiptarët kanë përballur nën drejtimin e PS dy goditje të njëpasnjëshme, një tërmet katastrofik që nxori rrugëve duke ia u hequr çatinë ka kokë mijëra familjeve. Dhe ndërkohë që ne sapo kishim nisur luftën për rindërtimin, ra tërmeti që i ra gjithë botës mbarë. Prap rezistuam. Ne sot çdo ditë, familje në nevojë, të varfëra, që kurrë s’do e kishin një shtëpi, e kanë një shtëpi. Kush thotë që ne jemi të vonuar, iu them kthejeni kokën nga përtej detit.

450 kompani u angazhuan për Rindërtimin. 25 mijë punëtorë që punojnë me tre turne. 3100 kantiere të hapura për Rindërtimin. Nga kantieret e mëdha për lagjet e re, tek shtëpitë e vogla. 33 mijë  e 400 familje që anë përfituar financim drejtpërdrejt nga qeveria, për të qëndruar në apartament me qira, financim qoftë për të riparuar dëmet në ato apartamente që ishin të riparueshme. E pra, unë nuk e di nëse vërtet një shqiptar i arsyeshëm, që e di çfarë është puna, mund ta mendojë qoftë për një sekondë që këtë volum pune mund ta krijonte ajo partia që është mbledhur atje. Aty është mbledhur një shportë karavidhesh, të të shkuarës. E shkuara, që ka vënë përpara një dhëndër të ri dhe që synon të rikthehet në drejtimin e vendit pa asnjë ndryshim tjetër  përveç fytyrës së dhëndërit. Imagjinoni të na kishte gjetur armiku i adpikshëm të na gjente me spitalet që na lanë ata, aparaturat, trupën shëndetësore.

Imagjinoni sikur mos o zot largqoftë tërmeti dhe pandemia të kishin ardhur njëra pas tjetrës, ndërkohë që ata të ishin këtu. Do ishte jashtë çdo mundësie ato goditje, ndërkohë që faktet e thonë, nuk e them unë, që kemi rifituar gjithë vendet e punës që humbëm vitin e shkuar. Nëse në 2013 numëroheshin 478 mijë shqiptarë në punë, në 2019 677 mijë, në fund të 2020 688 mijë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link