Sfond në blu, karrige mbi platforma e gardh metalik, sheshi “Skënderbej” gati për çeljen e fushatës së PS, Rama me maskë në fasadën e selisë (Foto) –

15

TIRANË

Sheshi “Skënderbej” është gati për nisjen e fushatës së Partisë Socialiste që kërkon një mandat të tretë për të përfunduar punët e nisura. Në shesh janë vendosur karriget për të pranishmit mbi disa platforma, teksa sfondi ku do të flasin kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të PS është menduar në nuancat e blusë. Sheshi do të rrethohet me gardh metalik gjatë kohës së aktivitetit, pasi pranë janë vendosur tashmë materialet.

Nga ana tjetër në selinë e PS është vendosur fasada e re me sloganin e fushatës dhe foton e kryeministrit Edi Rama që shfaqet me maskë.
PS hap fushatën elektorale sot në orën 17:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link