Rizoto me domate dhe borzilok

19

Përbërësit :

400g oriz

Salcë domateje 2 lugë gjelle

400g domate qershi

1 qepë

1l ujë ose lëng perimesh

40g djathë kaçkavall

20g gjalpë

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Borzilok

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Përgatitja :

Për përgatitjen e kësaj recetë nisni me prerjen e perimeve.

Si fillim nisni me qepën dhe mundohuni ta grini sa më hollë kalojeni në një tigan të thellë me vajin e ullirit.

Skuqeni në zjarr të ulët për 10 minuta derisa ajo të ketë marrë pamje transparente.

Kini kujdes pasi qepa nuk duhet t’ju ngjitet, pas ii jep pjatës shijen e hidhur, dhe aspak të këndshme.

Ndërkohë në tigan hidhni edhe orizin dhe përziejeni me një lugë druri pqr disa minuta.

HIdhni pak nga lëngu i perimeve ose uji dhe lëreni të avullojë po në zjarr të ngadaltë.

Pasi t’i keni larë dhe prerë domatet e vogla qershi shtojini tek orizi për përziejini mirë me pjesën tjetër.

Tani shtoni edhe salcën e domateve për t’i dhënë një njgyrë akoma edhe më të thellë.

Për të arritur kremozitetin e duhur, duhet të shtoni nga një garuzhte me lëng perimesh sa herë që shikoni se orizi thahet.

Përsëriteni këtë hap derisa orizi të jetë gati.

Shtojini kripë sipas dëshirës suaj, por tregoni kujdes me kripën që ka djathi kaçkavall për të mos e ekzagjeruar.

Në fund shtoni edhe borzilokun dhe lëreni edhe një tjetër minutë në zjarr.

Pasi ta keni larguar nga zjarri shtoni gjalpin dhe djathin kaçkavall dhe përziejeni mirë orizin.

Shqerbejeni të ngrohtë dhe duke e shoqëruar me sallatë me perime të freskëta.

*Parazol
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O7EJax
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3q0VFg2


Post Views:
73



Huazuar nga