Rashidi: Nuk jemi të koordinuar me VMRO-DPMNE-në, jemi në koalicion vetëm me Alternativën

13

Syrija Rashidi i ftuar në “Rruga drejt..”, hodhi poshtë pretendimet e koordinatorit të BDI-së se koalicioni ASH-AAA janë në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Sipas Rashidit për momentin Aleanca për Shqiptarët ka vetëm një koalicion dhe ai është me Aletrnativë. Ndërkohë që pretendimet e këtilla të BDI-së Rashidi i cilëson si një porosi që mundohet BDI-ja ta përcjell te qytetarët se ASH-AAA janë në koalicion me siç u shpreh ai të këqijtë, me VMRO-DPMNE-në.

Për hire të së vërtetës sepse këto tashmë një kohë të gjatë i bien fyellit me një birë, kanë kapur një akord dhe thonë se Aleanca dhe Alternativa kanë koalicion me VMRO-DPMNE-në. Nuk kemi nevojë më të sqarojmë këtë çështje sepse e kemi sqaruar një herë, dy herë, dhjetë herë dhe 100 herë, por përsëri e them se ne nuk kemi koalicion me VMRO-DPMNE-në. I vetmi koalicion që ka Aleanca është Alternativa she i vetmi koalicion që ka Alternativa është Aleanca.  Për koalicionet tjera, çka në të ardhmen, çka do të ndodh ne do të marrim parasysh gjithsesi vetëm interesin tonë politik dhe interesat e atyre që ne i përfaqësojmë.  Kurdo që të ndodh dhe çka do që të ndodh aspak nuk do të na interesoj  se çka mendon BDI-ja dhe aspak nuk jemi duke pyetur BDI-në se me kënd ne do të bëjmë koalicion. Por krejt kjo çështje që këto e ngrenë  si koalicion të mundshëm tonin me VMRO_në ka një porosi, për tu thënë qytetarëve se këta janë me ata të këqijtë, janë me VMRO-në. .

Burimi