Raporti i Santos për Shqipërinë/ Balla: Kemi bërë hapa të ndjeshëm në axhendën europiane, mirënjohje grupeve politike në PE që na mbështetën –

10

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka shprehur mirënjohën ndaj grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian të cilët mbështetën sot unanimisht Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, Balla thotë se ashtu siç me të drejtë theksoi Reporterja për Shqipërinë Isabel Santos dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varlehyi pavarësisht kontekstit të vështirë tërmetit të 26 Nëntorit dhe Pandemisë, Shqipëria ka ka bërë hapa të ndjeshëm në axhendën europiane.

 

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Mirënjohës ndaj grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian të cilët mbështetën sot unanimisht Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Ashtu siç me të drejtë theksoi Reporterja për Shqipërinë Isabel Santos dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varlehyi pavarësisht kontekstit të vështirë tërmetit të 26 Nëntorit dhe Pandemisë, Shqipëria ka ka bërë hapa të ndjeshëm në axhendën europiane. Vullneti politik i Shqipërisë ka qenë i vendosur për të vazhduar me reformat e rëndësishme dhe shumë komplekse sikurse nënvizohet Reforma në Drejtësi.

Kryefjalë në diskutimin e Andrey Kovatchev, Zëvendës President i Grupit të Partive Popullore Europiane, ishin nevoja për të njohur përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt integrimit europian duke i kërkuar Këshillit Europian “mbajtjen pa humbur kohë të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”.

Presidenca Portugeze përmes Sekretares së Shtetit për Europën, Ana Paula Zacaries, u shpreh se “Shqipëria është një model për vendet e tjera të rajonit për sa i përket politikës së saj të jashtme 100% në përputhje me politikën e Jashtme të BE-së.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link