Përplasja mes mbështetësve të PS e PD në Elbasan: Rama: Ishte një rrugaçëri, ja shkaku! –

11

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen fizike të mbështetësve të PS me ata të PD në ditën e verës në Elbasan.

Rama fajësoi kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se është një lider pa karakter duke lejuar përplasjen e qytetarëve.

Në “Opinion”, kryeministri tha se në momentin që disa njerëz thirrën “Rama ik”, ka ndaluar dhe iu ka kërkuar që të largoheshin.

“Shkaku ishte një udhëheqës pa karakter, një udhëheqës me karakter nuk e bën kurrë. Sali Berisha është me karakter të mbrapsht, por është një udhëheqës me karakter. Sali Berisha nuk e ka bërë kurrë, as në ditët e tija më të këqija dhe as në më të mira, nuk ka vajtur ndonjëherë me flamuj e të bënte një shou provokativ. Jo për mua, por për qytetin. Ky e bën këtë. Kur unë kam ardhur këta ishin grumbulluar aty dhe ai ishte midis tyre si skuth. Kurse mbasi kaluam aty kishte mbrapa njerëz dhe në përgjigje të këtyre hajvanëve këtu, disa njerëz filluan Rama Rama, kam ndaluar dhe kam thënë stop, stop, ikni. Dhe një lider me karakter që nuk është i papërgjegjshëm nuk e lejon kurrë një gjë të tillë. Ajo ardhja përball është një rrugaçëri”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link