Parashikimi i Bill Gates: Bota do të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022

12

11:34 25/03/2021
Bota do të kthehet në normalitet deri në fund të vitit 2022, ky është parashikimi i Bill Gates. Shefi i Microsoft në një intervistë për gazetën polake Wyborcza ka thënë se normaliteti do të kthehet nga vaksinat.
Gates u shpreh se Covid ka shkaktuar një tragjedi të pabesueshme dhe shtoi se lajmi i mirë është nisja e vaksinimit. “Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet“, citohet të ketë thënë Gates.
Reuters raporton se Gates përmes fondacionit të tij filantropik ka dhënë të paktën 1.75 miliardë Dollarë për përballimin e pandemisë Covid-19.
Ai ka mbështetur për disa prodhues të vaksinave, diagnostifikimit dhe trajtimeve të mundshme.  Por edhe pse janë angazhuar shumë vende dhe janë hedhur miliona Dollarë, por ende shumë vende nuk kanë marrë dozat e para të vaksinave.
Struktura COVAX, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021./tvklan.al

Linku i Huazuar