Pak minuta para çeljes zyrtare të fushatës së PS, gazetari tregon detaje: Ja ç’po ndodh në Sheshin “Skënderbej” (FOTO) –

21

Po bëhen përgatitjet e fundit në Sheshin “Skënderbej”, aty ku pak minuta më pas do të nisë çelja zyrtare e fushatës së Partisë Socialiste.

Gazetari Ergys Gjençaj, raporton për “BalkanWeb”, se në shesh po afrohen kandidatët për deputetë dhe po ulen në vendet e caktuara.

Në hapësirat e sheshit, janë vendosur barriera të larta rrethuese për të ndaluar hyrjen e qytetarëve, duke respektuar kështu edhe masat e vendosura për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Siç u raportua dhe më herët, të pranishëm në këtë miting të PS do të jenë 140 kandidatët për deputetë në 12 qarqet e vendit.

Në podium, fillimisht do ta marrin fjalën 12 drejtuesit e qarqeve dhe më pas, në fund do ta përmbyllë vetë kryeministri Edi Rama. Kujtojmë se hapja e fushatës së PS do të startojë në orën 18:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link