Ndërron jetë nga Kovidi aktori Luran Ahmeti, ishte vetëm 46 vjeç

31

Betejën me koronavirusin e ka humbur edhe artisti shqiptar Luran Ahmeti. Ai ishte vetëm 46 vjeç. Luran Ahmeti ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke. Që në vitin 1998 ka luajtur në filmin evropian “Puppet Shou”. Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup. Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit të njohur Xhabir Ahmetit.

Burimi