Meta ndjek ndeshjen e kuqezinjve nga Sauku: Me “foshnjen e demokracisë” urojmë për fitore –

24

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po ndjek ndeshjen e kombëtares sonë në Andorrë nga shtëpia e djalit të Ylli Bodinakut.

Meta thotë se Rikel Bodinaku e uroi dje për ditëlindjen, kurse sot është ai që i shkon në shtëpinë e tij për t’a uruar.

Ai thotë se Rikel Bodinaku është ‘’foshnja i demokracisë’’ pasi hyri 3 muajsh në ambasadë gjermane kur babai i tij shembi me ‘’Sauel’’ murin.

Për djalin, Meta thotë se është i lumtur që e dëgjon kur thotë se nuk do të largohet nga Shqipëria dhe beson tek demokracia.

STATUSI NGA ILIR META
Dje Rikeli më uroi mua për ditëlindjen. Sot është kënaqësia ime të uroj Rikelin në shtëpinë e tij për ditëlindjen.
Rikeli është “foshnja” e Demokracisë pasi hyri tre muajsh në Ambasadën Gjermane, më 2 korrik 1990, me “Saurelin”, që shembi murin, falë babait të tij, Ylli Bodinakut.
Jam i lumtur që ai as nuk e mendon të largohet nga Shqipëria dhe beson te Demokracia.
Nga Sauku, duke pritur ndeshjen e kuqezinjve, ju urojmë dhe atyre fitore! 🇦🇱

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link