Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Fushata e PS ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ku siç shihet në shesh janë vënë karrige me distancë, duke zbatuar masat anti-Covid.
Aty ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili pritet të mbajë fjalën e tij. Fushata e PS është hapur me Himnin e Flamurit, të kënduar nga Vikena Kamenica.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb