Kumanovari me “Passat” përplas një polic

141

SPB-Kumanovë gjatë ditës së sotme njofton se një 45-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi ka përplasur me makinë një zyrtar të policisë, transmeton Alsat.

“Dje në SPB-Kumanovë është ndaluar M.S. (45) nga Kumanova, sepse rreth orës 12:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Kumanovë, derisa po drejtonte makinën “Passat”, ka goditur një polic nga SPB-Kumanovë, i cili po kryente detyra zyrtare”, njoftoi SPB-Kumanovë.

MPB njofton se pas dokumentimit të plot të rastit, kundër personit në fjalë do të parashtrohet padi konkrete.

Burimi