“Ku e more ti aktakuzën para Liburn Aliut?” – Debat mes Miftarajt dhe Tomë Gashit

35

Avokati Tomë Gashi ka debatuar me përfaqësuesin e IKD-së Ehat Miftaraj.

Arsyeja e debatit ka qenë aktakuza ndaj ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu.

Tomë Gashi ka pyetur Miftarajn se pse ai e publikoi aktakuzën ndaj Aliut para se vetë Aliu dhe avokati i tij ta ketë atë.

“Si është e mundur që ti e more aktakuzën. Ku e more aktakuzën ti para Liburn Aliut?”, tha Gashi.

“Gajret Tomë, gajret. E mora aktakuzën në bazë të ligjit për qasje në dokumente”, tha Miftaraj..

“Mos më thuaj fjalë turke pasi nuk kuptoj. Me ata që i ki ti nëpër gjykata i merr akuzat para Liburnit e meje. Thejsht nuk je tu dit me fol. Nuk po artikulohesh. Të duhet një logoped”, tha Gashi në T7.

“Në bazë të kodit të procedurës penale prokurori i shtetit kur e publikon aktakuzën duhet të bëjë një kopje dhe të ia dërgoj avokatit mbrojtës. O Tomë, a po kupton. Nuk është problem që avokati nuk merr kopje të aktakuzës e gazetarët po. Ne si IKD nuk kemi thënë asnjëherë se e kemi aktakuzën. Këtu fajin e ka prokurori.“, tha Miftaraj.

“Qysh e keni publikuar atë pa e parë?”, debatoi përsëri Tomë Gashi.



Huazuar nga