Konfiskohet drogë, makina dhe para, dhjetëra të arrestuar në rajonin e Shkupit

15

Në aksionin e sotëm policor që po zhvillohet nga mëngjesi i sotëm jozyrtarisht janë arrestuar 21 persona, ndërsa është sekuestruar drogë, makina, para dhe telefona. Aksioni është zhvilluar në Gërçec, Gazi Babë, Çair dhe Hasanbeg, transmeton Alsat. Burime të hetimit bëjnë me dije se të arrestuarit tashmë janë në stacione policie dhe se së shpejti pritet të dorëzohen para Prokurorisë ndërsa më pas pritet të dalin para Gjykatës. Aksioni po udhëhiqet nga Prokuroria për Krim të organizuar dhe Korrupsion.

Burimi