Klinika e Pulmologjisë e mbushur me pacientë COVID-19, bëhet thirrje për kujdes të shtuar

14

Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK) e cila ndryshe quhet dhe COVID-19 dy, aktualisht është e mbushur me pacientë të infektuar nga virusi Sars Cov 2.

Doktoresha nga kjo klinikë si dhe pulmologia Rukije Mehmeti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga 88 shtretër sa i ka kjo klinikë diku 86 shtretër janë të zëna me pacientë të cilët janë të infektuar me COVID-19.

Ajo tregoi se në QKUK aktualisht tre Klinika janë duke trajtuar pacientët me coronavirus, ndërkaq siç tha Mehmeti nëse rritet numri i rasteve të të infektuarëve mund të kthehet në COVID katërsh edhe disa reparte të Klinikës Interne.

“Në këtë klinikë për momentin i kmei 88 shtretër dhe kemi vetëm dy tri vende të lira, pasi  çdo ditë ne lirojmë dhe pranojmë, pasi bëjmë vende të lira për pacientë të cilët shtrohen. Kjo Klinikë është COVID dyshi nga momenti i vitit kaluar, ndërsa Klinika Infektive është COVID njëshi, e Njësia Sportive është COVID treshi, po mendojmë nëse rritet numri i rasteve me coronavirus së ta kthejë dhe Klinikën Interne COVID katër, disa reparte të saj”, ka thënë Mehmeti.

Rukije Mehmeti, Pulmologe

Pulmologia po ashtu tha se gjendja e pacientëve të shtruar në Klinikën e Pulmologjisë është stabile, mirëpo siç tha ajo gjendja e tyre mund të ndryshoj.

“Mund të them që gjendja e pacientëve ëhstë stabile por mund të ndodh që të ndryshoj gjendja e tyre. 86 për qind e pacientëve janë me oksigjen, këtyre rasteve nuk ju dihet pasi në cdo moment mund të ju ndërroj gjendja. Ka mosha të ndryshme, por kryesisht i kemi 40 vjet e lartë”, theksoi Mehmeti.

Pulmologia Mehmeti po ashtu bëri thirrje qytetarëve për mbajtjen e masave mbrojtëse të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Qeveria e Kosovës.

“Popullatës ju them që të kenë kujdes, pasi janë duke e shikuar se si kjo sëmundje e ka përfundimin dhe e vetmja mundësi si masë mbrojtëse është mbajtja e maskës, higjiena de distanca”, ka bërë thirrje pulmologia Mehmeti. /Telegrafi/



Huazuar nga