“Kemi mbyllur qepenat”, tregtarët: As bukën s’e nxjerrim dot. Bushati: Të largojmë Ramën, të shpëtojmë Shkodrën e Shqipërinë –

11

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, u takua sot me biznese dhe qytetarë të shumtë, të cilët shprehën disa nga shqetësimet e tyre.

Bizneset pohuan se në këto 8 vite qeveria ka harruar të kthejë sytë nga ata. Helidon Bushati shpalosi programin e PD-së për bizneset, i cili bazohet mbi taksa të ulëta dhe lufton korrupsionin.

PJESË NGA BISEDA
Helidon Bushati: Si ka shku ?
Qytetari 1:Copë copë.
Helidon Bushati: Ka rënie , nuk ka shitje ?
Qytetari 1: Si për cdo vit.
Helidon Bushati: Sa vjet ke që e ke hap?
Qytetari 1: Tesh 27 vjet.
Helidon Bushati: E si është sot në krahasim me vitet e tjera?
Qytetari 1:Po mbijetojmë.
Helidon Bushati: Me mbijetu vetëm, tan ky dyqan me mbijetu…
Helidon Bushati: Si kanë shku punët? A jeni tu mbyll?
Qytetari 2: Po, jena qysh në 4.30 nade.
Helidon Bushati: Si ka shku puna? A keni shtije?
Qytetari 2: Me nxjerr buken.
Helidon Bushati: Vetëm me nxjerr buken?
Qytetari 2: Për ma tepër s po na lajnë.
Helidon Bushati: Unë jam Helidon Bushati…
Qytetari 3: Të njof, t’a priftë Zoti mbar.
Helidon Bushati: Faleminderit. A do të bahena gjithë bashkë me ndryshu situatën?
Qytetari 3: Ishalla po, me ndryshu jo vetëm ti, por tan. Se unë falimentova, qysh ne 2003 itu .
Helidon Bushati: Falimenton si rezultat i konkurrencës se pandershme, se dikush pagun taksat, dikush jo. Dikush i nanës, dikush i njerkës.

Qytetari 3: Qysh në 2003, tan falimentim sepse shesin tan nëpër rrugë edhe kështu ca kam me fol unë ma. Jam e folun e gjitha kur kam dal në falimentim. Dyqani bosh se nuk kam me ca me e mbush, se falimentim.
Qytetari 4:Shifi dyqanet, asnjë lekë sim err kush me qera, asnjë lekë. Vec shyqyr punon njeni këtu me ndihma, asnjë lekë si merr. Kahap aj i lagjes tonë, për lagjen tonë, këta lokale e kafe 30-40 lekë rakiaedhe ikjo është fukarralleku. Aj që don me mendu me vu doren në zemër edhe me ba ndryshimin. Ishalla për të miren e tanve, pilafi s’mban më ujë. Ma merr mendja, nuk ka njerëz që hasim në rrugë ndoshta kanë frikë, a kanë marre i ka ardh shpirti me dal. Si të majtë, sit ë djathtë vec me e ba ikyt ndryshim. Erdhi kjo pandemia s’ka kush na bën hismet prej kësaj qeverie, pesëqindë mijë veta me ik pej Shqipërie është marre e turpi i botë.
Helidon Bushati: E shpopulloi Shkodrën e Shqipërinë. Ne duhet me sjell ndryshimin.
Helidon Bushati: A të del pensioni? Për me ble ilaçet ose ushqimet…
Qytetari 5: Pensioni është një problem i pazgjidhur jo vetëm për mu, por për të gjithë.
Helidon Bushati: Për 650 mijë pensionistë alternative e partisë demokratike, angazhimi I partisë demokratike është rritja e pensioneve, minimalisht me 5 % në vit.

Helidon Bushati: Cfarë shqetësimesh ke ?
Qytetari 6:Vijnë policia tesh e parë, rendi vijnë na largojnë nga këtu. Hajmë gjoba, vetëm me këto gjoba që kena hangër na kanë ik lekët. Janë edhe shokët tjerë, jo vetëm unë që po flas. Jaë edhe shokët e tjerë që flasin.

Qytetari 7: Ishalla mirë e fitore edhe kryn kjo punë …..
Helidon Bushati: Vetëm shkatërrim dhe largim.
Qytetari 7: Kam një rrele, është hap 5 herë
Helidon Bushati: 5 herë e ke hap taraben?
Qytetari 7: A e kam hap tesh…..dmth gjithcka është 0
Helidon Bushati: A vijnë njerëzit me ndrru goma ?
Qytetari 8: Vijnë, vijnë.
Helidon Bushati: A I vendosin të reja apo të përdorura?
Qytetari 8: Të përdorura, lehtë ka kenë situata.
Helidon Bushati: Lehtë dmth që s ka pas punë ?
Qytetari 8: S’ka pas punë, s’ ka pas lëvizje.
Helidon Bushati: Si është në krahasim me vitet e mëparshme?
Qytetari 8: Sidomos edhe kjo pjesa e covidit ka ndiku shumë, jashtë mase veç ishalla mirë.
Helidon Bushati: 25 prilli është afër, është data që mund të bëjnë ndryshimin. Mendoj që gjithë bashkë jemi dakord në faktin që duhet me ndryshu me 25. Mbas 8 viteve shkatërrim duhet me fillu lulëzimi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link