I fitoi 1 milionë dollar, 53 vjeçarja thotë se nuk e ka ndërmend ta lërë punën

15

Karen Dakin, 53 vjeç, nga Nacton, fituesja e lotarisë 1 milionëshe, ka punuar gjatë gjithë pandemisë duke u kujdesur për fëmijët e punëtorëve kryesorë, duke pohuar kështu se nuk e ka në plan të linte punën që bënte.

“Unë nuk kam ndërmend të lë punën time, e dua atë çfarë bëjë, i dua fëmijët dhe shkollën”, tha ajo Dakin tha se nëse numrat do përputheshin, kjo do e bënte të mundur që ajo dhe familja e saj të blinin një shtëpi.

Tutje ajo rrëfeu se numrat me fat të saj dhe ata të cilët ajo i kishte përdorur çdo herë, kishin të bëjnë me datën dhe kohën e lindjes së djalit të saj Callum.

“Kur telefonova në linjën e Lotarisë Kombëtare, më kujtohet burri në anën tjetër të telefonit duke thënë, ‘rri e qetë’, duke pritur lajmin që do të na ndryshonte jetën.

Fituesja tha se kishin vite të vështira si familje.

“E gjithë familja ime, ashtu si edhe shkolla ku unë punoj, kanë qenë afër meje, në ditët më të vështira të mijat dhe unë pres që të festoj me të gjithë ata sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ndër të tjera.

Çifti tashmë ka filluar të shikojë prona për të blerë dhe po planifikojnë një pushim, atëherë kur të është më e sigurt të udhëtojnë përsëri.


Burimi