“Gruaja që frymëzon”, Elisa Spiropali pas artikullit të “Global Woman Club”: Mirënjohje! –

17

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se shpreh mirënjohje për ekipin e “Global Woman Club”.

Spiropali thekson se kjo revistë ka publikuar një koopertinë me shije dhe fjalë të mira për të.

Postimi i Elisa Spiropalit:

Elisa Spiropali… Gruaja që frymëzon.

Elisa Spiropali e ka treguar veten se është një grua e fortë. Si deputete, si minister, si grua në politikë, ajo ka ditur t’i bëjë ballë sulmeve, kritikave dhe ia ka dal të triumfojë me forcën që e karakterizon.

Jemi mësuar ta shikojmë në debate televizive, ku përballet ashpër dhe me argument, ndaj për të, por edhe për publikun një intervistë ndryshe është risi.

Natyrisht që Global Woman do të ishte dritarja e duhur për një femër, që tashmë është shndërruar në shembull për politikën shqiptare.

Elisa na zbulon se jo gjithmonë ka qenë e lehtë, ka pasur moment dëshpërimi, momente të vështira, por ashtu si ajo shprehet, tanimë nuk ka kthim pas.

Nuk ka ngurruar të ndajë me në edhe disa këshilla për rininë shqiptare, që më së shumti janë këshilla jete. Jashtë politikës, ministrja është si çdo grua tjetër, e angazhuar me familjen, fëmijët dhe me një dëshirë të zjarrtë për artin…”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link