Erdogan letër urimi Albin Kurtit si kryeministër: Do ishte e dobishme nëse do të rishikonit vendosjen e ambasadës në Jerusalem –

15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa në këtë letër flitet po ashtu rreth çështjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Erdogan në letrën e urimit drejtuar kryeministrit Albin Kurti ka thënë se përfshirja e turqve në qeveri është tregues që i kushtohet vëmendje prioriteteve dhe pritjeve të komunitetit turk në Kosovë.

Presidenti turk po ashtu shkruan lidhur me çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Nga ana tjetër, pasi që e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në letër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Huazuar nga