Amir Rrahmani rikthehet te Napoli

18

17:30 25/03/2021
Rrahmani nuk debuton me Kosovën në kualifikueset e botërorit
Amir Rrahmani u largua nga ekipi i Përfaqësueses së Kosovës të mërkurën për shkak të një dëmtimi në muskul dhe tashmë është kthyer në Itali.
Qendërmbrojtësi kosovar ka humbur dy fitoret e fundit të Napolit kundër Milanit dhe Romës në Serie A për shkak të dëmtimit dhe Kosova duket se ka vendosur ta dërgojë atë përsëri në Napoli.
Ndaj Rrahmani nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Spanjës dhe Suedisë këtë muaj.
Sipas mediave italiane, ish-mbrojtësi i Hellas Verona është dërguar përsëri në Itali për të vazhduar programin e rimëkëmbjes në klubin e tij.
Rrahmani ka luajtur vetëm 13 ndeshje konkurruese që nga transferimi i tij në Pertonopei  verën e kaluar dhe nëntë prej tyre janë në Seria A.
Ndërkohë dyshohet se dhe një 17-vjeçar ka qenë tek shkarkimi i mallit, por ky pretendim nga ana e familjarëve të tij ende nuk është konfimruar zyrtarisht.
Klan News

Huazuar nga