Ademi: Opozita shqiptare ka humbur toruan, bllokon çdo propozim/ligj

29

Koordinatori i BDI-së Arbër Ademi akuzoi opozitën shqiptare se është futur në nj skemë bashkë me VMRO-DPMNE-në. Ai madje tha se deputetët e opozitës shqiptare kanë braktisur seancën e sotme në momentin që shenjë u ka dhënë koordinatori i VMRO-DPMNE-së. Deputeti i BDI-së madje tha se ishin opozitarët shqiptarë ata të cilët të parët e braktisën sallën e Kuvendit.

Tendenca është që me kushte ultimative të bllokohet puna e Kuvendit dhe janë futur në një skemë të VMRO-DPMNE-së. Edhe sot merrni regjistrimet filmike mjafton që koordinatori i VMRO-DPMNE-së zoti Miceski të lëviz me dorë dhe t’ju thotë dilni jashtë, deputetët e Aleancës edhe të Aletrnatvës një nga një dalin, përpara deputetëve të VMRO-së. Zoti Micevski u jep shenjë që të dalim menjëherë, para se të dalin deputetët e VMRO-së kanë dalë deputetët e Aleancës.

Burimi