Abdixhiku takon ambasadorin Orlando, e njofton për prioritet dhe qëndrimet e LDK-së

15

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Lajmi u bë i ditur në faqen e LDK-së në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera shkruhet se Abdixhiku e ka njoftuar Olandon për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova.

“Kryetari Abdixhiku e falënderoi Ambasadorin Italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova”, bëhet e ditur në rrjetin social në Facebook. /Telegrafi/



Huazuar nga