Valteri si Rama: Ëndërroj që Shqipëria të ketë 12 aeroporte

20

I 35-ti në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, deputeti Halit Valteri ka një ëndërr të përbashkët me kryeministrin Edi Rama: aeroportet.

I ftuar në “Arena”, në RTV Ora, teksa hodhi poshtë programin ekonomik të Partisë Demokratike, që sipas tij është përtej kapaciteteve të Shqipërisë, Valteri u shpreh se programi i selisë blu është program ëndrrash, siç ka edhe ai ëndërr që Shqipëria të ketë 12 aeroporte.

Halit Valteri: Programi i PD-së është tamam si shablloni i Lulit që thotë ta bëjmë ditën natë dhe 7 herë 7. Nuk ka asnjë lloj lidhje me kapacitetet ekonomike që ka vendi jonë. Ai është një program dëshirash, është një program ëndrrash.

Edhe unë dua që Shqipëria të ketë 12 aeroporte, të ketë 250 ujësjellësa vetëm Tirana. Dua që shqiptarët të jetojnë si në Zvicër, të mos ketë korrupsion.

Lexo edhe: Valteri: PS-ja dhe PD-ja kurrë nuk kanë blerë vota, LSI-ja është kancer i politikës



Source link