I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti Halit Valteri u shpreh se PS-ja dhe PD-ja janë parti që kurrë nuk kanë blerë vota.
Valteri: Opozita shqiptare sot është pa vizion, pa program dhe ka një llogari të qartë për të blerë vota. Kjo pasi premtojnë punë dhe ndere për të ardhur në pushtet.
Këtë e bën LSI-ja që është kanceri i politikës shqiptare. PS-ja dhe PD-ja janë parti që kurrë nuk kanë blerë vota. Opozita nuk do të marrë kurrë pushtetin.