Vaksina/ A ka rrezik për ata që kanë shumë antitrupa? Brataj: Nuk ekziston ky problem. Marrja e dozës ideale 3-6 muaj pasi ke kaluar Covid –

17

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur se a ka rrezik gjatë vaksinimit, për ata që kanë shumë antitrupa.

Brataj thekson se nuk ekziston ky lloj rreziku. Ai shton se bërja e vaksinës është ideale për 3 deri maksimumi 6 muaj, pasi ke kaluar Covid.

“Infeksionet janë shumë të ulëta. Sa më shpejt ta kesh kapur, aq më shumë je i mbrojtur. Kjo sepse trupi e ka memorien dhe përshtatet menjëherë. Jo, nuk ekziston një rrezik i tillë.

Kemi të bëjmë me trup të huaj, që është virusi. Vaksina injektohet që të prodhojë antitrupa. Bërja e vaksinës është ideale 3 muaj pasi ke kaluar koronavirusin”, u shpreh Brataj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link