U-21/ Asllani dhe Dragoshi: Të lumtur për grumbullimin me Kombëtaren, jemi grup cilësor

28

Kristjan Asllani dhe Redon Dragoshi, dy futbollistët e Kombëtares shqiptare U-21 kanë dalë sot në një konferencë për mediat, në kuadër të grumbullimit 10 ditor që Shpresat po zhvillojnë në kompleksin “Tropikal” në Durrës.Kristjan Asllani, futbollisti shqiptar që aktivizohet në Itali me Empolin tregoi emocionet e grumbullimit për herë të dytë me Kombëtaren shqiptare si dhe tha se ky grup ëshyë shumë i mirë.

Rikthimi në Kombëtare?- Është diçka shumë e bukur të vish në Kombëtare, jam shumë i lumtur. Kam qenë herën e parë me Kombëtaren U-21 ndaj Andorrës dhe Austrinë. Tani kemi dy miqësore, shpresojmë të bëjmë mirë.

Niveli i grupit? – Grupi është shumë i mirë. Këtë radhë janë shumë djem nga Shqipëria dhe shpresojmë të bëjmë mirë në këto dy ndeshje.

Konkurenca në Kombëtare?-  Po, është shumë e madhe. Në mesfushë jemi shumë, edhe atje, edhe këtu. Dhe të shohim.

Kombëtarja U-21?- Kombëtarja ishte shumë e mirë, me djemtë, ishte Kallaku, Vrioni. Ishte shumë e fortë dhe shpresoj që tani kjo Kombëtare të ketë atë nivel.

Redon Dragoshi, futbollisti tjetër i Kombëtares U-21, i cili luan me ekipin e Kukësit në vendin tonë u shpreh mjaft i lumtur që është grumbulluar nga trajneri Bushi dhe theksoi se ekipi ka shumë cilësi si dhe tha se në kampionatin shqiptar ka shumë talente.

Grumbullimi me Kombëtaren – Si fillim, jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Është ndjesi e veçantë për çdo futbollist të jetë pjesë e Kombëtares sepse është tjetër gjë nga klubi. Ekipi ka shumë kualitet, ka shumë lojtarë nga Shqipëria që po rriten shumë. Dhe shpresoj që t’i marrim të gjithëve maksimumin.

Futbollistët e kampionatit shqiptar? – Mendoj që jemi një shembull i mirë, sepse kemi ngjitur çdo shkallë me ngadalë. Kjo do të thotë që edhe Superliga ka shumë talente, ka shumë nivel si kampionat. Dhe besoj se është gjë e mirë për çdo futbollist që mund të luajë në Superligë si i ri, që të arrijë Kombëtaren.

Ekipi Kombëtar? – Mendoj që përveç Anglisë, të gjitha ekipet e tjera, janë ekipe, pak a shumë të të njëjtit nivel, me diferenca të vogla. Mendoj se do bëjmë mirë, pasi siç e thashë, ekipi ka shumë kualitet, ka shumë lojtarë cilësorë dhe shumica po aktivizohen edhe në klubet e tyre, që është shumë e rëndësishme për një lojtar Kombëtareje. Mendoj se do ia arrijmë objektivat.



Huazuar nga