Shqipëria ka përmbushur kushtin: Kur do ta nxjerrë Zvicra nga “karantina”?

27

Në dy javët e fundit Shqipëria ka më pak raste infeksioni në 100 mijë banorë. Ajo ka 265 raste ose pak më shumë se Zvicra (228) por gjithsesi nën nivelin që përcakton kriteri për të qenë në listën e rrezikut

Wednesday, 24 March 2021 – 20:50
albinfo.ch

Bazuar në kriterin që ka caktuar BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik), vendet të cilat dendësinë e rasteve me koronavirus e kanë për 60 më të madhe se Zvicra (në 100 mijë banorë), futen në listën e rrezikut. Fjala është gjithmonë për rastet e dy javëve të fundit, shkruan albinfo.ch
Rrjedhimisht, njerëzit që udhëtojnë nga ato vende, kur të hyjnë në Zvicër detyrohen të futen në karantinë.
Shqipëria është prej një kohe të gjatë në këtë listë, për faktin se kishte shumë më tepër raste se sa parasheh kriteri në fjalë. Edhe Kosova, po ashtu.
Por, në dy javët e fundit Shqipëria ka më pak raste infeksioni në 100 mijë banorë. Ajo ka 265 raste ose pak më shumë se Zvicra (228) por gjithsesi nën nivelin që përcakton kriteri për të qenë në listën e rrezikut (nuk i ka 60 raste më shumë se Zvicra por vetëm 37).
Nisur nga kjo, Zvicra duhet ta heqë Shqipërianë “nga karantina”. Për t`ia përkujtuar BAG-ut këtë, një bashkatdhetar në Zvicër (Ing. Bashkim Dyla)  ka postuar një njoftim në facebook. Përmes tij ai lut shqiptarët nga Zvicra që t`i drejtohen zyrës në fjalë me kërkesën për ta nxjerrë Shqipërinë nga “Lista e zezë”. Dyla po ashtu i është drejtuar BAG-ut me një email përkatës.
“Shqipëria dje e ka plotësuar kushtin me dalë nga kjo listë. Përkundër këtij fakti, BAG po e mban akoma në listë Shqipërinë”. Ja edhe fakti nga vetë faqja e BAG”:

 

LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI

Burimi i lajmit