Një ditë para çeljes së fushatës, Rama udhëton drejt Turqisë për vaksinat kineze

20

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Turqisë ku pritet të zhvillojë disa takime me drejtuesit e  kompanisë “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, për finalizimin e marrëveshjes për furnizimin e Shqipërisë me vaksina kineze anti-Covid. 

Ditën e djeshme, Qeveria miratoi Aktin Normativ sipas të cilit, Shqipëria do të mund të marrë vaksina kineze përmes Turqisë.

Lexo edhe: Pas Sputnik V, qeveria do të marrë vaksinën kineze përmes kompanisë turke

Gjithashtu, burime për Ora News, bëjnë me dije se kryeministrit Edi Rama pritet të ketë edhe një takim me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, me të cilin u takua zyrtarisht më 6-7 janar të këtij viti.

Kujtojmë se nesër, në 17:00, PS hap zyrtarisht edhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

Lexo edhe: Vaksina kundër covid-it: pse kineze dhe pse në prill?!



Source link