Prerja e bishtave :
Një nga detajet më të rëndësishme, kur të nisni pastrimin e spinaqit hapi i parë është largimi i pjesës së bishtave për secilën nga tufat e spinaqit.
Më pas, pastrojini gjethet një e nga një me ujë të vakët.
Pasi t’i keni pastruar një nga një. Merrni një tas të madh, mbusheni me ujë të pastër, dhe fusni aty gjethet e spinaqit.
Gjethet do të dalin në sipërfaqe dhe mbetjet dhe papastërtitë e dheut do të zbresin në fund të tasit.
Lërini rreth 5 minuta aty dhe më pas largojini.
Do shihni që në fund të tasin do të jenë mbledhur të gjitha papastërtitë e spinaqit.
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/3lctPfS
Ujë me sodë ose uthull :
Më pas tasin shpëlajeni dhe mbusheni sërish me ujë të pastër, shtoni një lugë çaji sodë buke përzjeheni mirë dhe fusni aty gjethet e spinaqit sërish, uji me sodë do ndihmojë për një pastrim tërësor të spinaqit .
Lëreni edhe për 5 minuta në ujë me sodë, e më pas largojini gjethet nga tasi dhe vendosini në një kullorëse (psh makaronash) për t’i shpëlarë për herë të fundit sërish me ujë të vakët.
Pas kësaj, gjethet e spinaqit janë gati për t’i gatuar në recetën tuaj të preferuar.

Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE
Post Views:
56