Lazio kërkon të shesë Vedat Muriqin

13

23:39 24/03/2021
Disa skuadra interesohen për sulmuesin kosovar
Drejtuesit e Lazios nuk janë të kënaqur me futbollistin kosovar, Vedat Muriqin dhe janë duke u përpjekur të gjejne një klub të ri për të pas sezonit debutues në Serie A, pasi Muriqi nuk i ka përmbushur pritshmëritë.
Kur u transferua nga Fenerbahce në Shtatorin e kaluar, sulmuesi i Kosovës kushtoi 18.5 milionë Euro plus bonuset dhe ka shënuar vetëm dy gola në 25 ndeshje konkurruese.
Nëse Lazio dështon të kualifikohet në Champions League, atëherë klubi do të ulë shpenzimet dhe Muriqi është i pari në listën e shitjeve.
Sipas La Lazio Siamo Noi, një opsion i mundshëm është kthimi i Vedat Muriqit  në Fenerbahce, pasi klubi turk po e kërkon sërish  26-vjeçarin, i cili ka shënuar 17 gola në 36 paraqitje në sezonin 2019-2020.
Por një opsion tjetër i mundshëm është edhe Premier League, ku kërkohet nga Manchester United, Burnley dhe Tottenham Hotspur.
Klan News

Huazuar nga