Fëmijët dhe të rinjtë, kategoria më e prekur nga dezinformatat për pandeminë

22

Qytetarët nuk kanë mjaftueshëm informacione të besueshme mbi pandeminë dhe si pasojë lajmet e rrejshme janë shumë prezentë, edhe atë kryesisht në mediat elektronike dhe rrjetet sociale. Sipas sektorit civil dominimi i lajmeve të rreme është duke zgjatur po aq sa dhe Pandemia, ndërsa autoritetet duhet të bëjnë fushatë më të ashpër për luftimin e lajmeve të rreme.

Do të duhet që patjetër si shtet të kemi fushatë më agresive për dezinformatat, duhet të vijë edhe nga autoritetet shëndetësore por edhe nga grupet e tjera të cilat merren me këtë çështje. Qeveria duhet të jetë gjithmonë e hapur, sepse për nga aspekti komunikativ ne kemi krizë dhe kjo krizë po zgjat më shumë se një vit – tha Zhaneta Trajkoska, Instituti i Studimeve të Komunikimit.

Mendoj se shteti duhet të angazhohet më shumë të organizojë aktivitete, informim të vazhdueshëm, ngritjen e vetëdijes publike dhe informim të qytetarëve për pasojat e pandemisë. Kjo mendoj se duhet të bëhet në bashkëpunim me mediat të cilët janë mënyra më e mirë për të pasur ndikim te qytetarët – u shpreh Biljana Petkovska, Instituti Maqedonas i Mediave.

OBSH, UNICEF, USAID dhe Ministria e Shëndetësisë prezantuan sot aplikacionin elektronik “Health buddy+” e cila jep qasje deri te informatat më të reja të verifikuara që kanë të bëjnë me Kovid 19.

Vjollca ALiti

Burimi