Dikur vendbanimi i 300 familjeve, Peshtani i vogël mbetet pa fëmijë

18

Në  Peshtan i Vogël të Fierit, shumica e shtëpive janë të rrënuara ose portat i kanë të kyçura, për të treguar se aty nuk banojnë njerëz!

Në tre dekada tranzicion numri i familjeve në fshat ka rënë me 10 herë!

“Kanë qenë 300 familje .Tani janë shpërndarë dhe mund të kenë mbetur 25 familje”– tregon një banor.

Kanë mbetur kryesisht të moshuar të vetmuar që fëmijët e nipërit i kanë larg!

Një pjesë në emigracion e në qytetet e mëdha!

“Burra nuk ka këtu janë vetëm 5-6. Të rinjtë kanë ikur”

Nuk ka kopësht apo shkollë!

Fëmijët që kanë mbetur duhet të udhëtojnë disa kilometra deri tek më afërta!

“Këtu nuk ka shkollë, edhe ata fëmijë që kanë mbetur shkojnë në një shkollë larg rreth 3-4km në këmbë”

Uji i pijshëm dhe rrjeti energjisë elektrike janë të problematikat që u vështirësojnë jetesën e banorëve vetëm 6 km nga Fieri!

Tokat i kanë bërë ullishte e vreshta, nga pamundësia për ti punuar!



Source link