Ciceronët turistik kërkojnë rregullimin e statusit të tyre

16

Ciceronët turistik janë lënë pas dore me vite në lidhur me rregullimin e sigurimeve të tyre shëndetësore dhe pensionale, është shprehur në emisionin “Magazine Ekonomike” në Alsat, Elvir Sadikoviq, përfaqësues i ciceronëve turistik. Siç thotë ai, ata  pyesin pse shteti për vite me radhë nuk ka arritur të gjejë mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre.

Në 10 vitet e kaluara, ky aktivitet është një nga aktivitetet më të neglizhuara sa i përket rregullimit të sigurimeve pensionale dhe shëndetësore. Ne kemi paraqitur kërkesë për të rregulluar statusin e ciceronëve dhe shoqëruesve sipas shembullit të bujqve. Duam që ky status të rregullohet një herë e përgjithmonë,” tha Sadikoviq.

Burimi