Kreu i PAA-së, Agron Duka, duket i kënaqur për arritjen e marrëveshje me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës.
Ai do të jetë i dyti në listën e PD-së për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit.
“Fjalë burrash, me Ramën nuk bëhem kurrë. Jam i dyti në në qarkun e Durrësit në listat e PD, nëse nuk fitoj nuk marr pjesë kurrë në zgjedhje” shkruan Duka në facebook.
Ndërkohë Basha ka pranuar gjithashtu kërkesën e Dukës dhe kreut të PR-së Mediu që logoja e partive të tyre të përfshihet poshtë emrit të koalicionit.
LEXO EDHE
Minutat e fundit, Basha merr firmën e Ndokës, kënaq Mediun e Dukën, Sali Shehu i FRD-së kërkon kohë