“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Premtoi ulje taksash për 95% të shqiptarëve, i’u mori nga xhepi 2,1 mld euro në 8 vite –

7

Kryedemokrati Lulzim Basha vijoi sot me renditjen e një tjetër “dështimi” të kryeministrit Edi Rama në rubrikën e cilësuar prej tij “100 dështimet e Ramës”.

Përmes një “Instastory”, ai kujtoi se na ndajnë 60 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjodhi të tregojë një tjetër “dështim” të kryeministrit.

Basha shkruan se Rama premtoi uljen e taksave për 95% të shqiptarëve, ndërsa shton se ajo që ndodhi në realitet është krejt e kundërta.

“Në dy mandate vetëm varfëroi shqiptarët duke u marrë nga xhepi 2.1 miliardë euro nga rritja e taksave”,- shprehet Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link