Grida Duma: Asnjë taksë për kë punon tokën, nafta me gjysmë çmimi për fermerët –

11

Ish-deputetja Grida Duma deklaroi se Partia Demokratike do japë për fermerët subvencione reale të bazuara në produktin direkt të punës.

Gjatë një postimi në ‘Facebook’ Duma risolli në vëmendje edhe një herë pjesë nga biseda që ka zhvilluar me disa banorë si dhe shqetësimet e tyre. Sipas Dumës, nuk do të ketë asnjë taksë për kë punon tokën dhe nafta do të ketë përgjysmim të çmimit për fermerët.

MESAZHI I DUMËS
“Shteti nuk ka asnjë funksion…rruga dhe çdo infrastrukturë tjetër janë në kushte mjerane! Duhet të largohemi nga ky vend, nuk ja dalim dot më”: janë këto fjalët e banorëve.
Partia Demokratike do japë për fermerët subvencione reale të bazuara në produktin direkt të punës.
Asnjë taksë për kë punon tokën dhe nafta do të ketë përgjysmim të çmimit për fermerët.
Më 25 Prill Shqipëria🇦🇱 Fiton!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link