Zhvendoset ndërtesa antike e San Franciscos

8

22:50 22/02/2021
Shpëton nga prishja shtëpia 139-vjeçare, toka u shit për ndërtim
Një ndërtesë e vjetër 139-vjeçare në San Francisco ndryshoi adresën brenda ditës dhe u zhvendos gjashtë blloqe më tutje, falë punës së palodhur të inxhinierëve dhe punëtorëve të ndërtimit.
Ndërtesa e stilit viktorian u ngarkua në disa kamionë herët të dielën dhe u zhvendos nga Rruga Franklin drejt një vendi të ri, në Rrugën Fulton.
Zhvendosja e ndërtesës mblodhi qindra spektatorë që fiksuan në fotografi lëvizjen e shtëpisë 465 metra katrorë drejt një vendndodhje të re.
Në disa raste punëtorëve ju desh të prisnin degët e pemëve në mënyrë që ndërtesa të lëvizte nëpër rrugët e ngushta të San Franciscos.
Shtëpia e cila kërkon ndërhyrje të shumta restauruese, ndodhej në një vend të shumë lakmuar nga ndërtuesit. Pronari e shiti shtëpinë antike tek një ndërtues i cili synon të ngrejë aty një pallat.
I gjithë operacioni për zhvendosjen e shtëpisë viktoriane me gjashtë dhoma gjumi, kushtoi 400 mijë dollarë, sipas raportimeve të mediave vendore.
Klan News

Linku i Huazuar