Në 2025 do të shpenzohen 270 miliardë dollarë në aplikacione dhe lojëra

7

Një parashikim i ri thotë se shpenzimet në aplikacione deri më 2025 do të arrijnë në 270 miliardë dollarë. Këtu përfshihen shpenzimet në shkarkim, blerje brenda aplikacionesh dhe abonime.

Sipas të dhënave të SensorTower, shpenzimet brenda aplikacioneve do të rikthehen rritjes në vitet e ardhshëm ndërsa pandemia ka ndikuar në uljen e tyre.

Në 2024-ën sipas firmës shpenzimet në aplikacione do të tejkalojnë ato në lojëra. Është një parashikim i bujshëm duke qenë se sot përdoruesit shpenzojnë 2-fishin në lojëra krahasuar me aplikacionet. Shpenzimet në 2024-ën në aplikacionet parashikohen 86 miliardë dollarë ndërsa lojëra 73 miliardë dollarë.

Deri më 2025 ky hendek do të zgjerohet ku në aplikacione do të shpenzohen 107 miliardë dollarë ndërsa në lojëra 78 miliardë dollarë. Shkarkimet do të arrijnë 230 miliardë në 2025 ku Google Play përbën pjesën më të madhe prej 187 miliardë.

Evropa do të jetë një prej tregjeve që do të nxisë rritjen e shpenzimeve të cilat do të arrijnë 42 miliardë dollarë në 2025-ën. Të paktën 11 vende të Evropës do të shpenzojnë 1 miliardë dollarë në aplikacione. /PCWorld Albanian



Huazuar nga