Petulla tradicionale

58

Përbërësit

PËR 4-5 PERSONA

400gr miell

300 ml ujë të vakët

2 vezë

20 gr tharmë

1 lugë çaji kripë

12 lugë çaji sheqer

2 lugë gjelle kokos

Hapat

Marim një enë të thellë, vendosim ujin e vakët në të, pastaj hudhim kripen dhe tharmin dhe i perziejm mire

Pastaj marim miellin dhe e shtojmë ngadalë në enën me ujë, dhe me ndihmën e lugës e bëjmë përzierjen

Rrahim vezët dhe i vendosim në brum, dhe prapë vazhdojmë me përzierjen për 5minuta të tjerë

Brumi duhet të jetë i përderdhur, gjatë tërë kohës e rrahim me lugë druri

Brumin e mbulojmë dhe e lëmë që të viej për 20 minuta

Pasiqë të ketë ardhur brumi marim një tigan dhe e vendosim mbi zjarrë në temperaturë të lartë, në tigan vendosim vaj dhe posa të nxehet mirë vaji, marim brumin me anë të lugës dhe ashtu lug-lug e vendosim në tigan, derisa petullat të skuqen në të dy anët

Mbas pjekjes mbi i hudhim kokos për dekor

Vazhdojmë kështu derisa brumi të përfundojë

Varësishtë nga dëshira juaj mundë t’i shërbeni me reqel, djathë,turshi

The post Petulla tradicionale appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Huazuar nga